E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Tentoi të arrinte kufirin anglez me not, emigranti gjendet i vdekur në ujrat belge
Trupi i një emigranti nga Iraku, i cili u përpoq ta kalonte ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe përmes notit, është gjetur pa shenja jete në brigjet e Belgjikës.

Emigranti 48 vjeç u gjet afër resortit Zeebrugge, i veshur me një jelek të improvizuar me shishe plastike dhe duke mbajtur një çantë të vogël me dokumentet e identifikimit. Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të qytetit Bruges.

“Është hera e parë që kemi gjetur një trup të imigrantit”, tha Carl Decaluëe, guvernatori i provincës perëndimore, Flanders.

Zyrtarët besojnë se burri vdiq ndërkohë që ishte nisur të notonte nga një plazh në Francën veriore drejt tokës britanike. Ata mendojnë se rrymat e ujit e kanë dërguar trupin e tij në territorin ujor të Belgjikës.

Sipas një agjencie belge të lajmeve, ai ishte përpjekur të shkonte në Britani përmes notit pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani.
Shtuar më 27/08/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori