RRËNQETHËSE/ U fejuan pak ditë më parë, këngëtari bashkë me të fejuarën mes viktimave të aksidentit të Krujës

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona.

Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj, 16 vjeçe.

Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Almenia Karaj raportohet se ishte partnerja e tij dhe të dy ishin fejuar së fundmi.

Paraprakisht shkak për aksidentin e rëndë, ku u përplasën dy mjete, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.


Shtuar 6.03.2022 10:00