Sekretari i ri i
përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara,
Antonio Guterres, tha se “nuk është mrekullibërës”, por megjithatë ka paraqitur
ambicie të mëdha: ai dëshiron ta ndryshoj këtë trupë globale dhe të arrijë që të 193 shtetet anëtare të bashkohen për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme” me të cilat ballafaqohet bota.
Duke folur në ditën e parë të punës së tij në selinë e Kombeve të
Bashkuara në Nju Jork, si sekretar i
përgjithshëm i OKB-së, zoti
Guterres tha se konfliktet po shumohen, ato janë të ndërlidhura dhe se kanë shkaktuar “terrorizëm global”.
Sipas tij, ekziston edhe shkelje masive e të drejtave të njeriut dhe pabarazi në rritje, që shkakton revoltë, zemërim dhe jostabilitet, raporton AP nga Kombet e
Bashkuara.
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, dhe shef për refugjatë i OKB-së, e ka zëvendësuar sekretarin e deritashëm, Ban Ki-moon. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 20:54