Gul kërkon që Assad të largohet si Saleh
Presidenti turk, Abdullah Gul propozon që presidenti Bashar al Assad të largohet nga qeverisja sikurse u largua Ali Abdullah Saleh. Ai ka këshilluar presidentin sirian që të ndjekë këtë rrugë e cila sipas tij duke i bërë nder popullit shtetit dhe vetes.

"Zgjidhja më e arsyeshme është kjo sepse të gjitha të tjerat do të dëmtonin shtetin dhe popullin sirian. Ndaj, ky është shembulli më i mirë dhe shpresoj që Assad dhe mbështetësit e tij ta kuptojnë këtë. Është nderi më i mirë që mund t’i bëjnë vetes, popullit dhe shtetit",- tha Gul i cili paralajmëroi se Siria po shkon drejtë skenarit më të keq. Saleh u largua nga pushteti në muajin nëntor duke u larguar nga vendi. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2012, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori