Gucci dhuron 500 000 dollarë për manifestimin kundër armëve
Pas çiftit Clooney dhe Oprah Winfrey, shtëpia e modës italiane “Guccinjoftoi se do të japë 500 000 dollarë për të ndihmuar gjimnazistët të organizojnë një manifestim të madhë për ligje më strikte mbi armët e zjarrit më 24 mars në Uashington.

“Ne jemi në krahë të ‘Marshimit për jetët tona’ dhe studentët e guximshëm në të gjithë vendin që kërkojnë që jetët e tyre dhe siguria e tyre të bëhet një prioritet”, njoftoi kompania italiane në një komunikatë të publikuar dje në faqen “Women’s Wear Daily” (WWD).

Të mërkurën, George dhe Amal Clooney ishin yjet e para që njoftuan se do të dhuronin 500 000 dollarë për të ndihmuar në organizimin e këtij manifestimi, të filluar nga studentët që i shpëtuan të shtënave në Parkland, në Florida, ku u vranë 17 persona më 14 shkurt.

Në kuadër të kësaj nisme edhe prezantuesja Oprah Winfrey, regjizori Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, si dhe producenti Jeffrey Katzenberg dhe bashkëshortja e tij Marilyn, kanë premtuar të njëjtën shumë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori