Kanabis në Lezhë, shpallet në kërkim kultivuesi, e pëson edhe kryeplaku

Gjatë kontrolleve me dron nga Policia e Lezhës është zbuluar një parcelë kanabis në fshatin Zimaj.

Bëhet me dije se janë konstatuar 520 fidanë kanabis të cilat janë asgjesuar me anë të djegies.

Blutë kanë shpallur në kërkim kultivuesin P.L 45-vjeç si edhe kanë proceduar penalisht kryeplakun si edhe specialist-rojen e mjedisit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zimaj”. Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, hetimet proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si dhe përdorimet e dronëve, ku kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zimaj”.

Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.