Grupi mafioz në Itali që grabit kamionët si në skenat e "Fast and Furious"
Një grup mafiozItali është duke kryer grabitje të guximshme të fugonëve të sigurisë, duke ngritur prita dhe duke përdorur bazukat.

Banda që vepron në Puglia, ka grumbulluar miliona Euro gjatë 5 viteve të fundit në 15 grabitje që kanë kryer.

Ata godasin 1 herë në 6 muaj, sipas një raporti të “The Times”.

“Ata dinë çdo detaj. Kanë informacione nga brenda dhe sulmojnë vetëm kamionët që transportojnë sasi të mëdha parash”, thotë një hetues italian.

Kur kryejnë një grabitje të tillë, marrin pjesë 10-20 anëtarë të këtij grupi mafioz.

Më pas ata arratisen me sukses, duke shmangur pikat e kontrollit policor, për të cilat kanë informacion të saktë se ku ndodhen.

Policia lokale italiane thotë se grabitjet e tyre ngjajnë me skenat e filmit “Fast and Furious”. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2016, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori