Grupe radikale të Al Kaedës rreshtohen me ISIS
Pëlqej
Agjencitë e spiunazhit amerikan kanë zbuluar se grupe të caktuara të Al Kaedës në Afrikë dhe në Jemen po i bashkohen ISIS, organizatës që ka pushtuar një pesë të mirë të qyteteve në Siri dhe në Irak.

ISIS po rritet jashtëzakonisht nga këta elementë, për shkak se ndjekin të njëjtën strategji psikologjike, raporton Uashington Post.

Grupi kryesor i luftëtarëve kanë fituar aftësitë e tyre gjatë luftimeve kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al Assad, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara Amerikane kur kjo e fundit e okupoi Irakun. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori