Gruevski, takim me Merkel në kongresin e PPE-së në Maltë
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki u takuan me kancelaren gjermane Angela Merkel në margjinat e Kongresit të PPE në Maltë.

Sipas iformacioneve,në takim bashkë me Merkel ishin Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe nënkryetar i parë i PPE, David McAllister dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së shpjeguan situatën aktuale politike në Maqedoni, sfidat me të cilat përballet vendi dhe krizën politike, dhe zgjidhjet e mundshme për të dalë nga kriza dhe lëvizjen e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, shkruan Zhurnal.

Thuhet se, të dy palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi statusin dhe pikëpamjet mbi opsionet e mundshme për të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2017, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori