Gruaja që iu bashkua terroristëve nuk pranohet në SHBA
Një grua që la Alabaman për t’u bashkuar me grupin terrorist – ISIS në Siri, nuk është qytetare e SHBA-së.

Duke qenë kështu, ajo nuk mund të kthehet në Amerikë, ka njoftuar Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shkruan AlJazeera.

Në një qëndrim të shkurtë, pa dhënë detaje, Pompeo ka thënë se Hoda Muthana, që tash deklaron se ka gabuar duke iu bashkuar grupit terrorist dhe që tash do kthimin në SHBA me djalin e saj 18 vjeçar, nuk ka “baze ligjore” që ta kërkojë nënshtetësinë amerikane.

“Zonja Hoda Muthana nuk shtetase e Amerikës dhe nuk do të pranohet më në SHBA”, ka thënë Pompeo.

“Nuk ka bazë ligjore për këtë, nuk ka pasaportë valide, s’ka të drejtë për pasaportë apo ndonjë vizë udhëtimi në SHBA”, është shprehur ai.


Shtuar më 21/02/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori