Gruaja pranon vrasjen e tete foshnjave
Albeu.com
Francezja, e cila ka pranuar se i ka vrarë tetë foshnjet e saj të posalindura, është akuzuar për vrasje. Prokurori Eric Valliant tha se 46-vjeçarja, Dominique Cottrez, tha se ajo i kishte mbytur foshnjet dhe i kishte fshehur kufomat e tyre në kopshtin e shtëpisë së saj.
E akuzuara Cottrez dhe burri i saj, Pierre-Marie Cottrez, janë arrestuar dje, pasi dy kufoma ishin gjetur në kopshtin e shtëpisë, e cila i takonte babait të gruas në qytetin Viller-au-Tertre, në pjesën veriore të Francës. Bashkëshorti i saj është liruar nga arresti dhe nuk është akuzuar. Ai pretendoi se nuk dinte asgjë për shtatëzaninë e gruas së tij, e cila ishte shumë e plotë.
Shtuar më 30/07/2010, ora 01:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori