Gruaja ia bën me dije se dëshiron të shkurorëzohet, burri i nervozuar e shtyp me makinë
Ky është momenti rrëqethës kur një burrë i nervozuar shtyp me veturë gruan e tij, e cila ia bëri me dije se dëshironshkurorëzohet.

Ngjarja e tmerrshme është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Khabarovsk, transmeton Telegrafi.

Çifti bashkëshortor fillimisht ishin grindur brenda veturës, dhe kur situata u tensionua ajo i tha burrit të saj se dëshironshkurorëzohet dhe pa u menduar dy herë doli nga vetura.

Por, ky veprim zemëroi tej mase burrin i cili u kthye me veturë dhe e goditi në trotuar, megjithatë ajo i shpëtoi më të keqes.

Polica ruse ka njoftuar se ka filluar hetimet, duke mos dhënë informacione tjera mbi incidentin e filmuar që ka përfunduar në ueb-faqe të ndryshme të internetit.
Shtuar më 06/06/2018, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori