Gruaja braktis burrin dhe 9 fëmijët për të dashurin afrikan (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dashuria, edhe kur është virtuale, na bën të bëjmë gjëra nga më të habitshmet. Një britanik tha se ka mbetur i shkatërruar pasi gruaja e la atë dhe nëntë fëmijët e tyre për të dashurin afrikan, të cilin e njohu në FB.

Andy Hepëorth tha se mbeti zemërthyer pasi bashkëshortja e tij, Heidi tashmë jeton me të dashurin e ri. Ajo thotë se kërkon divorcin, duke shtuar se e ardhmja e saj është me Mamadou Halloë, 30 vjeç.

Andy, 44 vjeç, thotë: “Është kriza e moshës së mesme. Ajo nisi të shkonte në palestër, të bënte tatuazhe, vishte fustane dhe bënte solar. Ajo ishte një mama e mirë dhe e dashur, por tani duket sikur një alien i ka pushtuar trupin”.

“I kanë bërë lavazh truri”.

Heidi nuk kishte qenë kurrë më parë jashtë deri kur fluturoi për në Gambia, që të takohej me të dashurin e ri.

Një fqinj, duke pasur frikë për tre fëmijët më të vegjël, 6, 9 dhe 11 vjeç, lajmëroi policinë.

Tani policia thotë se fëmijët po qëndrojnë me motrën e madhe.
Heidi thotë se i dashuri nuk po e shfrytëzon për të marrë pasaportë angleze.“Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gjeja njeri më të mirë”.














Shtuar më 13/11/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori