Gripi mbush spitalet, pacientët flenë në dysheme
Të sëmurët nga gripi që u pranuan në dy spitale të ndryshme në West Yorkshire, janë shtrirë në dysheme sepse nuk kishte më shtretër.

Virusi që ka marrë përmasa të mëdha, bëri që shumë të vendosen edhe në repartet që janë të dedikuara për ata me prerje apo thyerja të ndryshme trupore.


“Dridheshin nga ethet, ndërsa askush nuk iu ofronte batanije. U shtrinë në dysheme sepse nuk i mbanin këmbët, ndërsa mungonin edhe karriget”, ka thënë e afërmja e një pacienti.

Imazhet që janë postuar në rrjetet sociale, kanë shqetësuar banorët që kërkuan të bëhen veprime të menjëhershme nga autoritetet.

Në anën tjetër, zyrtarë të spitalit ku ndodhën rastet moshuan akuzat për moskujdes dhe mungesë të karrigeve, por jo edhe shtretërve. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 20:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori