Shqiptarë e ukrainas në protestë përballë ambasadës ruse në Tiranë: Jepini fund luftës

Ashtu si në shumë kryeqytete të Evropës edhe në Tiranë ditën e sotme janë mbledhur një numër i madh qyteratësh shqiptarë dhe ukrainas bashkë për të prostestuar ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Në krye të protestës qëndron ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.

Protestuesit kanë valvituar një flamur gjigant ukrainas përpara ambasadës ndërsa në duar mbajnë edhe pankarta në të cilat janë shkruar mesazhe si “Jepini fund luftës, përpara se ajo t’u japë fund juve.”


Shtuar 27.02.2022 17:32