Greqia shpërndan parlamentin
Presidenti grek, Karolos Papulias, ka firmosur dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 6 majit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbahen në 17 qershor.

Të gjitha partitë politike në Greqi do t’i rikthehen edhe një herë fushatës elektorale për të kërkuar votën e qytetarëve grekë, duke shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe në votim. Nje skenari i mundshëm i daljes nga eurozona ka sjellë marrjen e masave paraprake, si shtypja e dhrahmisë.

Sipas gazetes Shekulli, kompania e britanike e prodhimit të kartëmonedhave “De La Rue” ka hartuar një plan emergjence për shtypjen e dhrahmive në rast se Greqia largohet nga eurozona. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori