Greqia refuzon ekstradimin e turqve të akuzuar për terrorizëm
Pëlqej
Gjykata e Apelit në Larisa ka vendosur kundër ekstradimit të shtetasit turk, Ali Ercan Gokoglou në mënyrë që ai të përballet me akuzat për terrorizëm në Turqi.

Në një aktvendim të së hënës, paneli i gjyqtarëve pranoi argumentet e një prokurori publik se garancitë ishin të pamjaftueshme që 50-vjeçari të gjykohej në mënyrë të drejtë në Turqi.

Gokoglou dhe tetë shtetas të tjerë turq u arrestuan nga forcat greke kundër terrorizmit në Athinë, më 28 nëntor 2017.

Autoriteteve greke u është kërkuar të ekstradojnë Gokoglou, i dënuar si anëtar i një organizate terroriste, në mënyrë që ai të mund të vuante një dënim me burg për gjashtë vite e tre muaj, i akuzuar për një vepër penale të kryer në vitin 1999. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori