Greqia pritet të mësojë sot emrin e kryeministrit të ri
Sot pritet të mësohet edhe kryeministri i ri i Greqisë. Në mesditë pritet të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë ku do të bëhet i ditur për opinionin vendas dhe ndërkombëtar emri i kryeministrit i cili do të zërë vendi e Papandreut. Ndërkohë që mbledhja është caktuar në orën 12:00

Takimi midis Papandreut dhe Samaras përfundoi mbrëmë vonë, dhe sipas të gjitha burimeve, të dy liderët kanë gjetur mirëkuptim mbi emrin e kryeministrit, por jo plotësisht mbi përbërjen e qeverisë.

Ndërkohë që mësohet se janë dy personat më të përfolur për këtë vend, emri i bankierit Lukas Papademos dhe përfaqësuesit të Greqisë në FMN Panajotis Rumeliotis, i cili kthehet nga SHBA për zhvillimet në fjalë. Ndërsa është përfolur më pak se dy të tjerët edhe avokati evropian i Popullit, Nikiforos Diamaturis.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Papandreu do kërkojë dorëheqjen e ministrave dhe më pas do të shkojë tek presidenti, për të paraqitur dorëheqjen e tij, me qëllim që t’i hapë rrugë qeverisë së re.
Pas ngritjes së qeverisë së re kryeministri i ri pritet të nisë reformat që kishte nisur qeveria e Papandreut, ndërkohë që edhe këtë qeveri e presin kohë të vështira./albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori