Shpejtësi skëterrë, 21 vjeçari bën “cirk” në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Policia rrugore ka vijuar kontrollet në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, ku janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Për pasojë, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilët 10 për shpejtësi tej normave të lejuara.

“Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë”- sqaron policia.

Njoftimi:

Radari 📸, drageri dhe polici👮♂ të shpëtojnë jetën.

22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

4 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti 🚘në gjendje të dehur🍺🍺🍺 dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h në 🛣✈✈✈✈🙏🙏🙏

Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë

✈️Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,🚑 por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës🚑

Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin 🚘 nën ndikimin e alkoolit🍺 në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l,.

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjeti🚘 në gjendje të dehur🍺🍺🍺 dhe tre për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

❌shpejtësisë,🛫🚘🛣️ ❌alkoolit🍺 në 🚘

Respekto rregullat e qarkullimit për të mbritur në🏠 destinacion i sigurt


Shtuar 27.09.2020 08:08