Greqia parashikon rritje ekonomike në vitin 2014
Pëlqej
Qeveria greke tha se pret që ekonomia e saj të rritet vitin e ardhshëm, pas një recesioni gjashtë vjeçar që e çoi në prag të falimentimit.

Zëvendësministri grek i Financave Christos Staikouras u shpreh se ekonomia e vendit do të ketë një rritje prej 0.6 përqind në vitin 2014 dhe do të shoqërohet me një rënie të lehtë të nivelit të papunësisë.

Sipas tij, sakrificat e bëra nga ana e popullit grek kanë filluar të tregojnë rezultate. Greqia u godit rëndë nga recesioni ekonomik global në vitin 2008, kur u zbulua se borxhi i saj publik ishte shumë më i madh se ç’ishte menduar më parë.

Si pasojë, qeveria u detyrua të kërkonte ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në këmbim të shkurtimeve drastike të shpenzimeve dhe rritjes së taksave. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori