"Greqia nuk është serioze për të diskutuar çështjen e emrit të Maqedonisë"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Robin O'Neill, mediatori i parë në kontestin greko-maqedonas, ka thënë se komenti i shëfit të diplomacisë greke Nikos Kotzias nuk është aspak i këndshëm.

"Pajtohem me atë se historia nuk është burg. Por, historia, veçanërisht historia e rrejshme, është burg të cilën qeveritë e fundit greke e kanë bërë për vete dhe për popullin grek", ka thënë O'Neill.

"Kotzias tha se nuk bëhet fjalë për iredentizëm nga ana greke, edhe unë i besoj, por ai duhet ta dijë barazinë mirë, se nuk ekziston iredentizëm as edhe nga ana e Republikës së Maqedonisë.

Maqedonia shumë herë e ka konfirmuar qartë në deklarata të përsëritshme se nuk ka asnjë kërkesë të këtij lloji ndaj Greqisë", sqaron ai në një intervistë për "Zërin e popullit".

Sipas O'Neill, deklarata e fundit e Kotzias konfirmon se politika e Greqisë aspak nuk ka ndryshuar në 20 vitet e fundit në lidhje me kontestin e ngritur nga ana e Athinës rreth emrit të Maqedonisë, duke shtuar se, Greqia nuk dëshiron të diskutojë seriozisht për këtë çështje. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori