Aksident me pasojë vdekjen në Shijak

Një aksident ka ndodhur në Shijak, ku një 40-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com