Greqia ngrihet në grevë kundër reformës në transportin publik
Parlamenti grek do të votojë sot në mesnatë një ligj mbi transportin ku parashikohen regulla të reja për grevat dhe për përfitmet sociale, që ka pushtuar debatin publik këtë periudhë.

Ndërkohë, të gjitha mjetet e transportit publik janë në grevë në shenjë proteste ndaj kësaj reforme.

Sindikatat e transportit publik në Athinë kanë bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën për të protestuar kundër projektligjit për transportin që pritet të votohet të njëjtën ditë në Parlament.

Kontrolli i trafikut ajror do të zhvillojë një grevë tre orëshe të hënën, që do të sjellë anulimin e fluturimeve nga dhe me drejtim Athinën mes orëve 12:00 dhe 15:00.

Kompanitë ajrore “Aegean Air” dhe “Olympic Air” do të ndryshojnë oraret në 28 fluturime ndërkombëtare dhe 20 të brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori