Greqia në alarm, vjen furishëm cikloni mesdhetar (FOTO LAJM)

Greqia është duke u përgatitur për t'u përballur me një situatë të jashtëzakonshme atmosferike pasi meteorologët kanë konstatuar një uljendjeshme të presionit të ajrit pjesën jugore të detit Jon, e cila pritet të shkaktojnë një ciklon.

Ciklonet e këtij tipi të quajtura Medicanes (nga fjalët Mediterranen Hurricane) shfaqen një deri në dy herë në vit dhe sjellin shira të mëdha, raporton Albeu.com.

Cikloni, i cili po paraprihet nga ulje e ndjeshme temperaturash dhe erëra me shpejtësi të mëdha pritet të prekë tokën greke duke filluar nga pasditja e sotme duke vijuar më pas përmes gadishullit të Peleponezit për në ishujt e detit Egje.

Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1 800 metra mbi nivelin e detit janë konstatuar reshje dëbore, aspak normale për periudhën e tanishme.

Pavarësisht ftohjes së motit, meteorologët nuk presin që cikloni në fjalë të prekë Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori