Greqia ndalon me ligj që njerëzit obezë të hipin në gomerë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë.

Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.

Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për rastet e turistëve obezë të cilët i stërmundojnë kafshët për një foto.

Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.

Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar.
Shtuar më 11/10/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori