Greqia morri 18 miliarde dollaret e para
Albeu.com
Komisioni Evropian tha se Greqia mori 18 miliardë dollarë hua nga BE-ja për ta ndihmuar vendin të dalë nga kriza e borxhit. Kësti i parë i huasë emergjente vjen një ditë para se Athina duhet të paguajë 10.6 miliardë dollarë në formë ...... bondesh për të mënjanuar falimentimin, ka raportuar Radio Zeri i Amerikës.
Kriza financiare greke dhe kërcënimi i saj për vendet e tjera të eurozonës bëri që Bashkimi Evropian dhe FMN-ja të formulonin një paketë prej 145 miliardë dollarësh ndihma për Greqinë në këmbim të shkurtimeve drastike të shpenzimeve nga ana e Athinës.

Shkurtimet e shpenzimeve në Greqi kanë nxitur protesta, disa herë të dhunshme dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e qeverisë për të menaxhuar krizën.
Shtuar më 18/05/2010, ora 21:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori