Greqia miratoi planin anti-krize
Albeu.com
Qeveria e Greqisë e ka siguruar miratimin në parlament të planit për shkurtimin e deficitit buxhetor. Plani u miratua me lehtësi, pasi qeveria socialiste e kryeministrit George Papandreu e ka shumicën në parlament.
Masat u miratuan përkundër protestave që dje lanë tre të vdekur në Athinë.
Megjithatë, sindikatat kryesore në vend janë zotuar t’i luftojnë masat e qeverisë.
Greqia u detyrua të rritë taksat dhe zvogëlojë pagat, në mënyrë që të marrë huan prej 110 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja.
Polonia, ndërkaq, e cila nuk është ende në eurozonë, ka hequr dorë përkohësisht nga kalimi në valutën euro si të vetmen valutë në vend. Si raporton Radio Evropa e Lirë, kryeministri polak Donald Tusk konfirmoi sot në Varshavë se kriza në Greqi e shtyn kalimin e Polonisë në euro, dhe se prioritet i qeverisë polake është që ky vend sa më pak t'i ndjejë efektet nga kriza greke.
"Për momentin duhet të ndjekim se çfarë po ndodh në jug të Evropës dhe ta mbrojmë Poloninë nga pasojat e krizës në Greqi, kurse temës së euros do t'i kthehemi më vonë. Tash nuk është prioritet përcaktimi i kalendarit për hyrje në eurozonë", ka thënë Tusk.
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori