Përgjaket dasma në Indi, merr flakë autobusi, të paktën 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte dasmorë shpërtheu në flakë pasi u përplas në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra, të shtunën.

Baburao Mahamuni, Zëvendës Mbikëqyrësi i Policisë në Buldhana, tha se aksidenti tragjik  ndodhi në autostradën Samruddhi Mahamarg, raporton CNN.

Mahamuni tha se të plagosurit po dërgoheshin në Spitalin Civil të Buldhanës.

Policia dyshon se autobusi u aksidentua për shkak të lagështisë në rrugë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit./albeu.com/


Shtuar 1.07.2023 23:25