Greqia lëkundet sërish nga tërmeti (FOTO LAJM)

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallën Rihter ka lëkundur ditën e djeshme Greqinë.

Tërmeti ra rreth orës 12:56 pasditen e të mërkurës në det të hapur të Halkidiki.

Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Athos, ndërsa thellësia fokale u mat në 10 kilometra.

Lëkundja u ndje si në Halkidiki ashtu edhe në ishujt e Egjeut verilindor, por nuk shkaktoi shqetësim për vendasit.

Shtuar më 22/08/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori