Greqia kundershton deklaraten e SHBA per keqtrajimin e pakicave
Albeu.com
Greqia i ka bere ankese zyrtare Uashingtonit pas deklarates nga pala amerikane se keqtrajtimi qe Athina u ben pakicave "eshte ende shqetesim per Shtetet e Bashkuara".Zedhenesi i ministrise se Jashtme greke Giorgios Koumoutsakos tha se ambasadori amerikane Carlis Ris eshte thirrur per te pranuar ankesen.

Ankesa behet ne adrese se deklarates se 28 shtatorit qe u publikua nga Felice Gaer, perfaqesues amerikan ne OSBE. "Trajtimi i dobet i pakicave turke, shqiptare dhe maqedonase paraqet ende shqetesim per Shtetet e Bashkuara", i shkroi Gaer OSBE-se, duke shtuar se "Greqia vazhdon t'i zhvendose disa komunitete rome ne menyren qe nuk perkon me ligjin grek". Nderkohe edhe Nensekretari i shtetit per Ceshtje Politike Nikolas Burns, e mbeshteti dje qendrimin e perfaqesuesit amerikan ne OSBE.
Shtuar më 11/10/2005, ora 21:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori