Greqia kërcënon Turqinë: Keni kaluar vijën e kuqe
Vazhdojnë të jenë të tensionuara marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Kjo duket edhe në deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias i cili në një intervistë për SKAI-n është shprehur se Turqia po kalon vijat e kuqe,shkruan albeu.com.

Ai ka folur edhe për incidentin e muajit shkurt në ishujt e Egjesë duke nënvizuar se dy vendet ishin pranë një konflikti të drejtpërdrejtë.

"Nëse ne nuk do t'i afroheshim situatës me qetësi dhe gjakftohtësi nuk do të merrej me mend si do të rridhte ngjarja. Në të tilla situata ose do të sillesh si i fortë ose do të përpiqesh ta qetësosh gjendjen." u shpreh ministri,transmeton albeu.com.

Ndërkaq ai ka paralajmëruar Turqinë se Greqia nuk është si Afrini, zonë kjo në Siri që ka hyrë ushtria turke.

Ishujt, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, janë disa shkëmbinj të pabanuar në detin Egje, të pozicionuar mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndimore.

Një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje, i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara./albeu.com/

Shtuar më 02/05/2018, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori