Greqia keqtrajton emigrantët
Greqia
Autoritetet greke janë vënë sërish në kritika për trajtimin që u bëjnë emigrantëve të huaj, veçanërisht në qelitë e paraburgimit. Një raport i Agjencisë së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian me seli në Vjenë thekson se “Shumë njerëz, përfshirë gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë të mitur, janë mbajtur në kushte çnjerëzore në qendrat e paraburgimit”.

Mediat greke shkruajnë se raporti përmend si shembull situatën në qendrën e paraburgimit në rajonin e Evros. Në zonë rreth 110 metër katrorë strehoheshin 144 persona, pa ngrohje dhe me vetëm një tualet, ndërkohë që sipas standartit të diktuar nga Komiteti i Këshillit të Evropës mbi Parandalimin e Torturës, në një sipërfaqe të njëjtë duhet të jetë vendosur vetëm 27 persona.

Raporti vëren se pavarësisht nga asistenca që BE ka caktuar për Greqinë, autoritetet greke nuk kanë marrë masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet e paraburgimit të emigrantëve. Raporti thekson se të gjithë emigrantët të cilët bllokohen, madje edhe foshnjat janë të ndaluar automatikisht, me përjashtim të atyre që kërkojnë transferim të menjëhershëm në spital. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2011, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori