Kievi: Moska anuloi shkëmbimin e të burgosurve në minutën e fundit

Rusia anuloi “në minutën e fundit” një shkëmbim të planifikuar të robërve të luftës, njoftoi një institucion zyrtar ukrainas.

“Ishte planifikuar një raund tjetër i shkëmbimit të të burgosurve me palën ruse ”, tha selia koordinuese për trajtimin e të burgosurve të luftës në platformën Telegram.

“Megjithatë, ajo u anulua në minutën e fundit me iniciativën e palës ruse”.

Zyra e komisioneres ruse të të drejtave të njeriut Tatiana Maskalkova nuk u përgjigj kur Reuters u përpoq të kërkonte komente.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur – së fundmi më 8 janar – gjatë konfliktit të armatosur, i cili tani është në muajin e tij të njëmbëdhjetë.

Më herët të shtunën,  Maskalkova raportoi përmes Telegramit se ushtarët rusë kanë raportuar se janë shantazhuar ndërsa ishin robër lufte ukrainas.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet ukrainase për këtë akuzë. Reuters vëren se nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që raportoi zonja Maskalkova./albeu.com/