Saimir Pirgu, i vetmi muzikant nga gjithë bota krah vajzës së Luciano Pavarottit

Talenti dhe fama e tenorit të njohur shqiptar, Saimir Pirgu ka rrëmbyer zemrat e qindra mijërave, në mos miliona njerezve në mbarë globin. Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huaj janë impresionuar nga vokali i pakrahasueshëm i Pirgut, i cili ka arritur të shesë koncerte e të mbushë salla në mbarë botën.

Në vazhdën e arritjeve të tij jashte kufinjve, Saimir Pirgu ishte tenori i vetëm, jo vetëm shqiptar, por ndër te gjithë tenorët në glob, i ftuar në ceremoninë prestigjoze amerikane në Hall of Fame, Hollywood..

Legjenda e muzikës klasike, Luciano Pavarotti u nderua mbrëmjen e kaluar në LA me “Yllin” e tij në “Walk of Fame” krahas emrave më të mëdhenj të globit. Në këtë ceremoni e ftuar ishte edhe vajza e Pavarotit, Christina Pavarotti, e cila u shfaq duke pozuar krah tenorit shqiptar si shoqërues i saj në një event gala.