Greqia dhe Turqia, "luftë" në det për ishujt në Egje (FOTO & VIDEO)
Prej disa ditësh mes Turqisë dhe Greqisë po zhvillohet një përballje në det, pranë shkëmbijve "Imia" siç i quajnë grekët apo "Kardak" siç i thërrasin turqit, përcjell Albeu.com.

Në mënyrë të përsëritur, anije patrullimi të Greqisë dhe Turqisë zhvillojnë patrullime të afërta me njëra-tjetrën ku shpesh kalohet edhe në kërcënime direkt për të devijuar kursin, siç shihet edhe në videon e mësipërme.

Ishujt në fjalë kanë qenë shkak për mos marrëveshje të shumta mes dy vendeve, krizë e cila thuajse i çoi në luftë në vitin 1997 ku komandot greke i pushtuan ato duke sjellë reagimin e turqve. /Albeu.com/

Greqia dhe Turqia, "luftë" në det për ishujt në Egje (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 04/02/2017, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori