GREQI/ Zbulohen tetë pako-bombë në postë, në shënjestër zyrtarë të BE-së
Autoritet greke kanë zbuluar tetë pako-bombë të cilat ishin gati për t'u dërguar nëpërmjet postës.

Pakot janë zbuluar gjatë mbrëmjes së të hënës pas kërkimeve në zyrën postare dhe se dy prej tyre kishin në shënjestër, kreun e Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe komisionerin evropian për ekonominë, Pierre Moscovic.

Kujtojmë se disa ditë më parë një bombë e ngjashme, iu dërgua nëpërmjet postës ministrit gjerman të Financave, Ëolfgang Schauble dhe një tjetër në zyrat e FMN-së, ku u plagos edhe një punonjës gjatë hapjes së saj.

Sulmet e disa ditëve më parë me pako-bombë ndaj ministrit gjerman të Financave dhe zyrave të FMN-së, i kanë marrë përsipër grupi "Komploti i Celulave të Zjarrit", pasi ka realizuar sulme të ngjashme edhe gjatë vitit 2010, ku nëpërmjet postës ju dërguan bomba zyrtarëve të lartë europianë, mes të cilëve, Angela Merkel, Silvio Belruskoni dhe Nikola Sarkozi. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori