Greqi, vriten me arme 3 emigrante shqiptare
Albeu.com
02:20 - Nje person i paidentifikuar ka qelluar me arme 4 persona mes te cileve edhe 3 shqiptare te cilet ndodheshin ne nje lokal ne Athine. Te kater personat kane mbetur te vrare ndersa autori i eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes me nje motorr.Nje ngjarje e rende ka ndodhur pak me pare ne kryeqytetin e Greqise, ne Athine. Tre shqiptare kane mbetur te vrare pas nje atentati me arme nga nje person i cili ende nuk eshte identifikuar. Lajmi eshte bere i ditur nga televizioni shteteror grek i cili njoftoi se ngjarja e ndodhur ne Athine ka lene te vdekur 3 shtetas shqiptare.
Sipas televizionit, nje person me motorr ka qelluar me arme 4 persona mes te cileve edhe 3 shqiptaret, duke i lene te vdekur. Viktimat ndodheshin ne nje lokal ne momentin e atentatit. Ende nuk behen te ditur emrat e dy prej viktimave ndersa eshte identifikuar njeri prej tyre i cili eshte 24-vjecari Fluturim Lala. Aktualisht policia po punon edhe per gjetjen e autorit. Po keshtu ende nuk behet e ditur as shkaku i ketij atentati ne Athine. (news24)
Shtuar më 15/05/2008, ora 09:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori