E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Greqi, vdes ne pune shqiptari
Albeu.com
Kozani -Në Greqinë veriore në qytetin Kozani edhe një tjetër emigrant 32 vjeçar shqiptar lë jetën duke punuar në hapjen e një kanali. Emigranti me origjinë shqiptarë gjeti vdekjen si pasojë e shembjes së dheut në mungesë të sigurimit teknik të punës. Trupi i pa jetë i emigrantit dërgohet menjëherë në spitalin e qytetit, ku mjekët deklarojnë vdekjen e tij. Kjo vdekje e shqiptarit shton akoma numrin e viktimave, të cilët për të mos humbur ditën e punës pranojnë që të punojnë në kushte të pa siguruara për jetën e tyre. Theksohet se edhe javën e kaluar edhe një tjetër shqiptar gjeti vdekjen në punë, po askush nga përfaqësia shqiptar në Greqi nuk është shqetësuar për këto aksidente.

Greqia njihet si një nga vendet e para në BE, për aksidentet vdekjeprurëse në punë, por deri më sot asgjë nuk ka ndryshuar, pasi askush nga politika greke nuk është shqetësuar për këto vdekje. Kujtojmë se në çdo tre ditë vdes në punë një punëtor.

Shtuar më 24/04/2009, ora 15:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori