Aksident masiv!  4 makina bëhen copë-copë pas përplasjes, ka disa të plagosur (FOTO LAJM)

Një aksident masiv ka ndodhur pasditene  sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se 4 makina janë bërë copash pasi janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se nga aksidenti ka disa të plagosur, mes tyr edhe fëmijë.

Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka dalë fare nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ndërsa një tjetër makinë është totalisht e shkatërruar. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.07.2021 18:20