Greqi, sot bllokohen fluturimet
Albeu.com
Trafiku ajror do të paralizohet sërish në Greqi sot për grevën e re të njoftuar nga sindikata e punonjësve publikë. Kontrollorët e fluturimeve kanë vendosur të bashkohen me protestën kundër planit për ringritjen ekonomike dhe reformën e pensioneve.
Burime nga sindikata kanë bërë të ditur se kontrollorët që kanë edhe kërkesa specifike, nuk do të paraqiten në punë.

Bllokimi i fluturimeve do të ndodhë nga ora 11:00 deri në përfundim të orarit të punës.
Shtuar më 15/07/2010, ora 09:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori