Greqi, shkurtimet nuk kursejnë as Forcat e Armatosura
Qeveria greke vazhdon shkurtimet e vendeve të punës edhe në sektorë të rëndësishëm të vendit. Këtë radhë shkarkimet nuk janë kursyer edhe për drejtues të lartë të Minitrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Këshilli Qeveritar për Cështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes (KYSEA) gjatë mbledhjes së djeshme kryesuar nga kryeministri, Jorgos Papandreu vendosi unanimisht nxjerrjen automatike në lirim të Shefave të katër Shtabeve të Përgjithshëm. Vendimi u mor pas referimit të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Panos Beglitis.

Ndrësa është komunikuar edhe dalja në lirim e një numri të madh oficerësh, kryesisht të Marinës Luftarake dhe Forcave Tokësore.

Thirrjen urgjente të KYSEA-së dhe vendimi për ndryshimet radikale në udhëheqjen e ForcaveArmatosura u kritikua rreptë nga të gjitha partitë e opozitës.

Akt jodemokratikë që është kundër interesave kombëtare, e karakterizoi përfaqësuesi i DRe-së për sektorin e Mbrojtjes, Margaritis Ximas dhe denoncoi se "në momentin e rrëzimit të saj nga pushteti, qeveria e PASOK-ut ndryshon udhëheqjen e ForcaveArmatosura dhe madje edhe brënda ditës".

Z. Ximas deklaroi se partia e tij nuk do të njoh vendimet. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori