Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e falsifikimit të dokumentave
Një bazë falsifikimi i dokumentash shqiptare dhe greke është zbuluar gjatë një operacioni të realizuar nga policia greke. Mësohet se baza ishte ngritur në banesën e tre shqiptarëve të cilët jetonin në Athinë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptareve, emri i të cileve nuk bëhet i ditur policia arriti të gjejë çertifikata të paplotësuara të Bashkisë së Gjirokastrës, patenta ndërkombëtare shqiptare, dëftesa pjekurie, dokumente të ISSH-së në Tiranë si dhe pulla postare. Ndërsa janë sekustrauar177 vula të ndryshme të zyrave greke dhe shqiptare, si edhe disa pasaporta greke, shqiptare dhe letoneze. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori