Greqi, sërish protesta e greva
Planet e qeverisë për largime nga puna të shumë personave ka bërë që kjo jave të jetë e mbushur me protesta dhe greva në Greqi.

Reagimet e sindikatave të sektorit publik që protestojnë ndaj masës së kalimit në dispozicion dhe pushimeve nga puna do të përshkallëzohen duke filluar që nga dita e sotme.

Këtë mëngjes rojet e shkollave në Athinë zhvilluan një protestë para ministrisë së Reformës Administrative, ku ndërhynë forcat speciale MAT për shpërndarjen e tyre. Policia përdori gaz lotsjellës dhe për pasojë 3 persona shkuan në spital me probleme në frymëmarrje.

Unioni sindikal i sektorit publik, ADEDY e ka cilësuar javën nga 16 deri më 20 shtator si një javë lëvizjesh intensive me kulmin grevën 48 orëshe në sektorin publik, më 18 dhe 19 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori