Greqi, Samaras takohet me krerët e Trojkës
Kryeministri grek Antonis Samaras zhvilloi të enjten një takim me krerët e Trojkës, në prani edhe të ministrit të financave Janis Sturnaras. Kryeministri siguroi përfaqësuesit e Trojkës për vendosmërinë e qeverisë në përshpejtimin e ndryshimeve strukturore, privatizimin e institucioneve publike, reduktimet në sektorin publik, mbledhjen e taksave dhe reformimin e sistemit tatimor.

Samaras dhe Stournaras këmbëngulën që të mos bëhen reduktime të mëtejshme të pagave në sektorin privat dhe të mos vendosen taksa të reja, që do të ndikonin në rritjen e recesionit. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2012, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori