KORONAVIRUSI/ Pesë viktima të tjera në Itali, rritet bilanci global i të prekurve

Vetëm gjatë ditës së djeshme, pesë persona humbën jetën nga koronavirusi në Itali. Numri i vdekjeve ka shkuar kështu në 34, ndërsa bilanci global ka arritur në 3000 persona.

Numri i të infektuarve total gjithashtu arriti në 1694 pasi Agjencia Italiane e Mbrojtjes Civile njoftoi afro 500 raste të reja që kanë rezultuar pozitiv.

Ministrat në Romë kanë ndërmarrë masa drastike për të luftuar kundër shpërthimit të koronavirusit, përfshirë ndalimin e ngjarjeve publike dhe ngritjen e pikave të kontrollit policor rreth qyteteve të prekura.

Italia është shteti në Evropë me më së shumti raste me koronavirusin e ri, të emëruar COVID-19. Koronavirusi, që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor të vitit 2019 në Kinë, deri më tani në nivel botëror, ka shënuar 86000 të infektuar.


Shtuar 2.03.2020 07:38