Greqi, pako me bombë për Sarkozi
Pëlqej
Sarkozy
Policia e Greqisë njoftoi se ka arrestuar katër persona pas zbulimit të një dërgese me bombë në adresë të presidentit francez Nikola Sarkozi dhe tre ambasadave të huaja në Athinë.

Në komunikatë thuhet se njëri nga katër personat dyshohet se është anëtar i një grupi, i cili ka përgatitur sulme në shtëpitë dhe zyrat e politikanëve.

Njëra pako, e cila ishte adresuar në ambasadën e Meksikës, ka shpërthyer dhe për pasojë një punonjëse është lënduar.

Dy pakot e tjera ishin të destinuara për ambasadën e Belgjikës dhe për presidentin e Francës, Nikola Sarkozi. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori