Greqi, mbahen sot zgjedhjet lokale
Pëlqej
Në Greqi sot po mbahen zgjedhjet lokale 13 rajone administrative dhe në 325 komuna. Gara kryesore është mes PASOK dhe Demokracia e Re. Një fitore e ngushtë pritet të jetë midis dy partive rivale, ndërsa në Selanik dhe disa zona tjera pritet fitorja e partive nacionaliste.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të varen edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të paralajmëruar nga kryesocialisti dhe kryeministri Jorgos Papandreu.

Kryeministri Papandreu paralajmëroi se në rast se nuk do të fitojë partia e tij mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale, atëherë ai do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas anketave, PASOK e kryeministrit Papandreu pritet të fitojë një diferencë të vogël të votave në krahasim me forcat e tjera politike, por paralajmërimet janë edhe për humbje në disa rajone të rëndësishme siç është edhe Athina.
Shtuar më 07/11/2010, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori