Greqi, mbahen nesër zgjedhjet lokale
Pëlqej
Greqia zhvillon nesër zgjedhjet për pushtetin lokal, ku për herë të parë votojnë dhe emigrantët, të cilët marrin pjesë edhe si kandidatë për këshilltarë në listat e partive më të mëdha greke. Në listën e PASOK-ut në pushtet për periferinë e Atikës, që përfshin 4 milionë banorë, është edhe ish portieri i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha.

Ndërkaq, ndonëse të drejtën për të votuar e përfitonin më shumë se 150 mijë emigrantë, vetëm një numër i vogël i tyre është regjistruar në listat e zgjedhësve. Emigrantët po konsiderohen si partnerë të respektueshëm në shoqërinë greke, gjë që para disa vjetesh as që mund të imagjinohej.

"Emigrantët për herë të parë do të kenë zë, prezencë, do të na shohin ne grekëve në sy, në kushte të barabarta," tha Andreas Takis, sekretar i përgjithshëm i emigracionit në ministrinë e Brendshme greke.

Zgjedhjet kanë dalë tashmë jashtë problematikës së pushtetit lokal dhe po konsiderohen si një test i rëndësishëm për qeverinë Papandreu dhe politikat ekonomike për daljen nga kriza e thellë. "Vota jonë në zgjedhjet e 7 nëntorit është votë e një përgjegjësie të madhe ndaj atdheut dhe të ardhmes," , ka thënë ai. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori