Greqi, grevë e përgjithshme më 15 dhjetor
Pëlqej
Dy sindikatat kryesore greke, Gsee e sektorit privat dhe Adedy, sindikatë e punëonjësve të sektorit publik, kanë deklaruar një grevë të përgjithshme në 15 dhjetor, kundër reduktimeve apo shkurtimeve prej 6,1 miliardë eruosh në buxhetin e vitit 2011, i cili u prezantua një ditë më parë në parlament, një masë e re kursimi e cila menjeherë ngjalli reagimet e para.

Pritet gjtihashtu që në protestë të bashkohet për të qenë pjesë e saj, edhe sindikata komuniste Pame.

Në një komunikatë të përbashkët, të dyja sindikatat deklarojnë se përveç grevës së përgjithshme, e teta kundër planit shtrengues për masat ekonomike anti krizë, do të ketë edhe një pezullim të punës për tre orë.
Shtuar më 19/11/2010, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori