Greqi, gjendje e tensionuar ne burgun e Nafpilo
Albeu.com
Gjendje e tensionuar mbizoteron ne burgun grek agrar te Nafplios, ne gadishullin e Peloponezit. Prej oren 21:00 te mbremjes se djeshme disa dhjetera te burgosur te nje prej kapanoneve te ketij burgu, nuk kane pranuar te hyjne ne qelite e tyre sipas rregullores.Ata kane protestuar per vdekjen tragjike te nje te burgosuri, i cili ka marre nje sasi te madhe droge si dhe per kushtet cnjerezore ne kete burg, ndersa i kane dorezuar nje peticion me keresat e tyre.

Theksohet se kjo ndertese ka kapacitet vetem per 200 persona, ndersa aty vuajne denimin mbi 500 te burgosur.Ne qeli ku nuk mund te jetojne me shume se tre vete ,mbahen deri ne 6 persona.

Gjithashtu ata protestojne dhe per kushtet higjenike te ketij burgu. Vlen te permendim se nuk ka pasur te burgosur shqiptare ne protesten e djeshme.

Nuk kane kaluar vecse 8 muaj nga dita kur gjithe burgjet greke u perfshine nga greva me e madhe e urise ne burgjet europiane ,qe zgjati prej 18 ditesh.

Por mesa duket masat e marra nga qeveria greke si dhe ndryshimi i kodit penal i cili solli lirimin e disa qindra te burgosurve me denime te lehta, nuk kane permiresuar asgje ne kushtet e mbajtjes se tyre.

Vleresohet se ne burgjet greke vuajne denimin rreth 2500 shtetas shqiptare
Shtuar më 09/07/2009, ora 17:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori